Greta Kazazi vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar disa pamje në Instastory teksa ndodhej në veturë me partnerin e saj, Ono.
Në postimet e publikuara, Greta tregon se po përballej me trafik të madh dhe se kishte frikë mos humbiste avionin, shkruan “Kosovarja”.
Në njërën prej pamjeve, partneri i saj duket i shqetësuar gjatë rrugës drejt aeroportit.
Siç është bërë e ditur më pas, Greta ka arritur ta kapë fluturimin. Ajo nuk ka zbuluar më shumë detaje lidhur me destinacionin apo planet.

