Grida Duma ka folur këtë të enjte për deputetin Ervin Salianjin, i cili ka qenë kryefjala e mediave pasi është dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babale”.
Grida Duma ka hapur emisionin e saj “Top Story” me një monolog të shkurtër, ku e ka quajtur Salianjin “bashkudhëtar”. “Ervin Salianji është bashkudhëtari im”, u shpreh Grida Duma, teksa u kujdes të shtonte se pavarësisht këtij fakti, Ervini e ka bërë vetë rrugëtimin e tij politik dhe sot ka një identitet të ngritur ndër vite duke qenë në krye të denoncimeve të forta.
“Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik. Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.
Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, tha më tej Duma.
Kujtojmë që prej kohësh, dyshime për bashkëjetesën e tyre, teksa janë parë herë pas herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht romancën.
bal