Në sherr u përfshinë një 49-vjeçar shqiptar dhe pronari 45-vjeçar, me origjinë armene. Sipas informacioneve, shqiptari fillimisht kaloi pranë biznesit dhe filloi ta fyente armenin, ndërsa më pas u përpoq ta sulmonte.
Klientët dhe persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje ndërhynë dhe arritën ta largonin. Përpara se të largohej, ai e kërcënoi pronarin, duke i thënë: “Do ta paguash me gjak për këtë”.
Më pas, 49-vjeçari u kthye në garazh, këtë herë duke mbajtur një thikë 26 centimetra të gjatë, duke e kërcënuar: “Do të të vras, të të masakroj”.
Gruaja e 45-vjeçarit dhe një punonjës arritën ta neutralizonin përkohësisht shqiptarin, dhe më pas pronari i servisit mori një levë makine duke e goditur në këmbë dhe kokë.
“Do të të vras, por nuk dua të të vras para gruas tënde. Do të të gjej vetëm, do ta djeg dyqanin biznesin “, thuhet se i bërtiti ai para se të largohej.
49-vjeçari u arrestua për fyerje, tentativë dëmtimi trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa armeni u arrestua për dëmtim të rrezikshëm trupor.
