Xhevahire Osmani ka publikuar një InstaStory ku shfaqet e veshur me jelek të punuar me ari dhe dimi tradicionalë, teksa po voziste veturën.
Nga pamjet e publikuara, duket se ajo ishte nisur drejt një ahengu familjar, më konkretisht për të marrë pjesë në një dasmë.
Paraqitja e saj tërhoqi vëmendje për stilin tradicional, shkruan “Kosovarja”.
Xhevahirja shpesh ndan momente nga përditshmëria në rrjetet sociale, ndërsa njihet edhe për paraqitjet pranë bashkëshortit të saj, këngëtarit Nexhat Osmani.

