Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka qenë sot e ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”. Ditën e sotme u diskutua në lidhje me famën, e në këto momente ajo u shpreh se i janë rikthyer disa shoqe që kishte kohë që nuk fliste me to.
E jo vetëm kaq, pasi Armela i habiti të gjithë kur shtoi se është rikthyer edhe ish-partneri i saj. Më pas ish-banorja shprehet se i ka shkruar partnerja aktuale e ish-të dashurit.
E pyetur nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, se çfarë i ka shkruar, Armela refuzoi të tregonte pasi sipas saj, janë vetëm ofendime.
“Më ka shkruar partnerja aktuale e ish-të dashurit. Nuk e them dot se çfarë më ka shkruar se vetëm ka ofenduar. Ndoshta djali si ka dhënë vëmendjen që ka patur dikur”, tha Armela.
Kujtojmë se në një intervistë në “She’s on air” në Top Albania Radio, Hyseni ka zbuluar se është beqare.
