ShowBizzz

Habit Monika Lubonja: “Luizi e meriton famën, edhe unë mund të isha lidhur në BBV”

Disa javë më parë, Monika Lubonja iu përgjigj një deklarate të Luiz Ejllit teksa këngëtari ishte ende pjesë e “Big Brother VIP”.

Në mënyrë ironike, Luizi u shpreh se Monika Lubonja ka qenë një nga banoret më të sinqerta në BBV 1.

Nisur nga kjo deklaratë, teksa ishte e ftuar në një intervistë, Monika ia ktheu po me ironi Luizit duke thënë se edhe ai është i sinqertë në lojën e tij, madje edhe shumë më i sinqertë se ajo.

Më pas Monika shtoi se Luizi është me fat që ka kundërshtar banorët aktual, duke theksuar se nëse ai do të ishte pjesë e sezonit të kaluar, nuk do të kishte kurrësesi këtë lloj ecurie.

Ajo tha se Luizi është një djalë i zgjuar dhe se di ta luajë lojën mirë, por bën deklarata përtej lojës, referuar ofendimeve banale që nuk i duhen bërë aspak një femre.

Ndërsa sot, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Monika ka sqaruar pikërisht këtë deklaratë të bërë nga ajo.

Si fillim, Monika u shpreh e lumtur që Luizi përflitet për shuma të majme pagesash nëpër koncerte e postime. Sipas saj ai i meriton.

Më pas tha:

“Luizi është quajtur i sinqertë. Edhe unë isha kokë më kokë me sinqeritetin e tij. Sepse unë kam qenë e sinqertë në gjënë që kam bërë. Unë mund të krijoja histori aty, qoftë edhe një histori dashurie. Po e krijoja, të betohem. Ti e di që unë nuk kam barriera. Mbi të gjitha dua veten, po të dashurohesha me dikë, nuk do e bëja për hir të spektaklit apo për hir të klikimeve, por sepse do e ndieja”, u shpreh ajo