Lajme

Hafir Hoxha kritikon Policinë Shqiptare: Mungon profesionalizmi në menaxhimin e protestave

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka kritikuar Policinë Shqiptare për mungesë profesionalizmi në menaxhimin e protestave, duke ngritur shqetësime për përdorimin e forcës, mungesën e pajisjeve të duhura dhe komunikimin me organizatorët.

Ai kërkon vlerësim të veprimeve policore, duke theksuar se profesionalizmi matet me menaxhimin e situatave me vetëkontroll dhe sa më pak pasoja për qytetarët.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

POLICIA SHQIPTARE: MUNGESË PROFESIONALIZMI NË MENAXHIMIN E PROTESTAVE?

Nuk e di sa zgjat shkollimi i pjesëtarëve të Policisë së Shtetit dhe çfarë përmban në hollësi programi i tyre i trajnimit. Sipas të dhënave zyrtare, formimi bazë për patrullën e përgjithshme përfshin një vit akademik. Por shkollimi formal nuk është i mjaftueshëm pa aftësi praktike, disiplinë dhe komandim profesional.

Nga veprimet që shihen në disa pamje mediatike gjatë protestave, ngrihen shqetësime serioze për mënyrën e përdorimit të forcës, përgatitjen taktike dhe menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme.

Një polici profesionale duhet të dijë:

* Të përdorë forcën vetëm kur është e nevojshme, në mënyrë proporcionale dhe në përputhje me ligjin, jo të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve që nuk paraqesin rrezik dhe nuk bëjnë rezistencë e që kjo po ndodhë për fat të keq .

* Të mbrojë objektet strategjike dhe institucionet me rëndësi të veçantë përmes planifikimit, organizimit dhe vendosjes së duhur të forcave, barierave të duhura , aktivitet që nuk po e bëjn me sukses as si duhet !

* Të menaxhojë turmat, të dallojë protestuesit paqësorë nga individët e dhunshëm dhe të shmangë përshkallëzimin e panevojshëm të situatës.

* Të organizojë bllokimin dhe kufizimin e lëvizjes në rrugë, krijimin e korridoreve të sigurta dhe largimin e kontrolluar të njerëzve nga zonat e rrezikshme.

* Të ketë ekipe dhe pajisje të posaçme për mbledhjen, largimin dhe sigurimin e gurëve, copave të betonit dhe sendeve të tjera të forta, në mënyrë që ato të mos përdoren përsëri kundër policisë, qytetarëve apo institucioneve.

* Të ketë komandim të qartë, komunikim ndërmjet njësive, taktika të përshtatshme dhe plane rezervë për situatat që dalin jashtë kontrollit.

Nuk mjafton të dërgohen shumë policë në terren. Rëndësi ka si organizohen, si udhëhiqen, çfarë pajisjesh kanë dhe si veprojnë nën presion, deri më tani shifet se nuk kan paisje të duhura .

Policia nuk duhet as të tolerojë dhunën e protestuesve, as të bëhet vetë burim i dhunës e aë kjo po ndodhë shum shpesh që është e panevojshme. Detyra e saj është të mbrojë qytetarët, të drejtat kushtetuese, institucionet dhe rendin publik.

Prandaj, institucionet përgjegjëse duhet të analizojnë objektivisht veprimet e policisë gjatë protestave, të hetojnë rastet e mundshme të përdorimit të tepruar të forcës dhe të vlerësojnë profesionalizmin e komandimit, nivelin e trajnimit dhe pajisjet në dispozicion.

Policia moderne nuk matet me numrin e policëve që nxjerr në rrugë, por me aftësinë për ta menaxhuar situatën me profesionalizëm, vetëkontroll dhe sa më pak pasoja për njerëzit dhe pronën.

Mungon Kontakt i. Komunikimi i rregullt i policise dhe organizatireve te protestave.

Të Ngjashme