Lajme

Hafir Hoxha: Policët serbë nuk janë penduar, kanë strategji të re kundër Kosovës

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka deklaruar se policët serbë që kërkojnë të rikthehen në institucionet e Kosovës nuk janë penduar, por sipas tij po ndjekin një strategji të re për ta dëmtuar shtetin nga brenda.

Ai theksoi se në institucionet e Kosovës nuk duhet të ketë vend për ata që, sipas tij, mendojnë, punojnë dhe veprojnë kundër shtetit të Kosovës.

“Nuk janë pishman policët serbë që dëshirojnë të kthehen në detyrë, por kanë një strategji të re kundër shtetit të Kosovës: ta shkatërrojnë nga brenda.

Prandaj, nuk kanë më vend në institucionet e Kosovës ata që mendojnë, punojnë dhe veprojnë kundër shtetit të Kosovës”, shkruan ai.

Të Ngjashme