Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se niveli qendror po ndërhynë në autonominë e komunave me disa ligje.
Ai ka përmendur ndryshimet e propozuar në Ligjin për pronat, që sipas tij cenon autonominë e komunave.
Në emisionin “Këndi i Debatit”,ai ka përmendur edhe vështirësitë që sipas tij Kontrata Kolektive po u shkakton komunave.
Haliti ka thënë se kjo kontratë i ka bankrotu komunat, për të cilën e ka ftuar në debat ministrin në detyrë e Financave, Hekuran Murati.
“Ligji për pronat propozohet mu ndryshua, ndërhyrje e drejtpërdrejt në Ligjin për Qeverisje Lokale, autonominë e komunave, tatimi në pronë, ndërhyrje financiare. Te Kontrata Kolektive është e pajustifikueshme , i kanë bankrontu komunat. E ftoj ministrin e Financave në debat me mua edhe në mënyrë konstruktive do t’i qasim debatit dhe do t’ia argumentojë se nuk është arsyetim ajo çfarë thotë ai, se e ka nënshkrua ish-kryeministri”, ka thënë ai.
Haliti është ankuar edhe për mungesë bashkëpunimi mes ministrave të qeverisë me kryetarët e komunave.
