Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, pranë Spitalit Memorial në Fier.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Audi”, me drejtues shtetasin me iniciale G. Ç., dhe një tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale A. S., të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar pasagjeri që udhëtonte në automjetin tip “Audi”. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
