Lajme

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Shishe plastike të hedhura kudo.

Janë këto pamjet që po shoqërojnë pjesën e parkingut pran Qendrës Klinike Universitare.

Në këtë hapësirë, prej disa ditësh mbeturinat vazhdojnë të mbeten të shpërndara në tokë.

E kjo gjendje po shqetëson qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.

“Këtu paret e buxhetit shkojnë, punët nuk kryhen. Shqetësuese është për arsyeje se këto kanë efekte negative sepse mund të ndikojnë në përhapjen e sëmundje të ndryshme” , thotw Fekw Sadikaj-qytetar.

Ka edhe nga ata që fajësojnë edhe vetë qytetarët për këtë gjendje.

“Nga t’i lëshosh sytë është keq, po shkakun nuk po e di. Mendoj që shkaku është individi, pa e ndërruar ne mendjen me pas kujdes, nuk mundemi me lyp vetëm prej tjetër kujt. Deri sa të jemi që fajin e kërkojmë tek tjerët e nuk e lypim te vetvetja, do ta kemi kështu gjendjen”, shprehet qytetari Hetem Bajrami.

“Edhe ne i kemi fajet se edhe ne po hedhim kudo çkamos. Nuk është veç puna e shtetit, po janë të tëra të lidhura  se me qen në perëndim unë. Kam qenë s’kam mund me gjet një letër askund”, thotw Avdi Zeqiri-qytetar.

E shqetësues mbetet edhe mosmirëmbajtja e ambientit.

“S’ka as mirëmbajtje gjatë verës, krejt oborri i QKUK-së, krejt stinëve të verës këtu s’janë interesu edhe pse i kanë këto pompat, nuk është interesua askush me mirëmbajt as gjelbërimin”, thotw Fekw Sadikaj-qytetar.

E për këtë pjesë nga QKUK u tha se nuk është në përgjegjësin e tyre.

Njëjtë për TËVË1 kanë deklaruar edhe në Kompaninë e Mbeturinave “Pastrimi”.

“Ju njoftojmë se menaxhimi dhe largimi i mbeturinave të kësaj natyre është në kompetencë të Komunës së Prishtinës dhe institucioneve përkatëse komunale. KRM “Pastrimi” Sh.A., në kuadër të përgjegjësive dhe shërbimeve që ofron, është e angazhuar në grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave nga kontejnerët e dedikuar për mbeturina komunale”.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur ke këto mbeturina.

 

 

Të Ngjashme