Lajme

Hamza: Do ta dërgojmë rastin në Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese rastin e moskonstituimit të Kuvendit.

“Do ta dërgojmë rastin në Gjykatës Kushtetuese, brenda afateve ligjore”.

Hamza këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media pasi partia e tij lëshoi sallën meqë Lëvizja Vetëvendosje nuk i dha vota Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.

“PDK ishte prezent në Kuvend me qëllim që Kuvendi të konstituohet, që vendi të ketë institucione, mirëpo partia shumicë, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka ndërmend vendit t’i japë institucione. Vazhdon me veprimet e tyre të papërgjegjshme, joinstitucionale, joshtetërore, jo në dobi të qytetarëve të Kosovës të prodhojë drama, kriza, me shpikë situatë të panjohura me qëllim që të vazhdojë me bllokada. Prej sot Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe ne do ta referojmë, do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Jemi të sigurt që afatet kanë përfunduar më 7 gusht”, tha Hamza.

Çitaku dështoi të zgjidhej nënkryetare pasi nuk mori votat e nevojshme për shkak që Vetëvendosje votoi kundër. Pro saj votoi PDK dhe LDK.

Ndërkaq, nënkryetari i propozuar nga Vetëvendosje, Ardian Gola, mori votat pro edhe të PDK’së edhe të LDK’së.

Të Ngjashme