Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, ka reaguar pas tërheqjes së shortit për zgjedhjet e 7 qershorit.
Hamza ka shkruar se numri 125 i PDK-së është për të gjithë ata që besojnë në një Kosovë të ndërtuar me urtësi, punë dhe dinjitet.
“125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi!”, ka shkruar ai./teve1.info/
