Lajme

Hamza: Takimi me Kurtin përfundoi pa marrëveshje

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.

Hamza ka deklaruar se, megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen sërish në ditët e ardhshme. 

“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtoj mundësinë për takime në ditët e ardhshme.

Prioritet është ndryshimet për Ligjin për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për presidentin”, ka thënë Hamza pas takimit me Kurtin.

Të Ngjashme