Lajme

Nis takimi Kurti-Hamza, çështje diskutimi presidenti dhe Ligji për Specialen

02.10.2026 – 17:28

​Nis takimi Kurti-Hamza, a do të ketë dakordim për presidentin dhe Ligjin për Specialen

Filloi takimi i kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, në të cilin çështje të pashmangshme diskutimi do të jenë çështja e presidentit dhe procedimi i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Hamza është parë i shoqëruar nga deputeti Rrahman Rama teksa hynte në objektin e Qeverisë.

PDK-ja i ka vënë kusht bisedimet për presidentin me procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.

Qeveria ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave po pret opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë rreth ndryshimeve të propozuara.

Me anë të ndryshimeve ligjore, PDK synon që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj, ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër drejtuesit e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.

Kuvendi ka afat deri më 6 tetor ta zgjedhë presidentin e ri ose shpallen zgjedhje të reja.

02.10.2026 – 17:09

Hamza arrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputeti Rrahman Rama, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë, ku pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në takim pritet të diskutohen ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Takimi vjen pasi kryeministri Kurti ka deklaruar gjatë ditës se kanë filluar komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

“Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, ka thënë Kurti.

02.10.2026 – 16:38

​Pritet takimi Kurti-Hamza, çështje diskutimi presidenti dhe Ligji për Specialen

Pritet pas pak të zhvillohet takimi i kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Sipas raportimeve, çështje të pashmangshme diskutimi do të jenë çështja e presidentit dhe procedimi i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.

PDK-ja i ka vënë kusht bisedimet për presidentin me procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.

Qeveria ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave po pret opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë rreth ndryshimeve të propozuara.

Të Ngjashme