Lajme

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit në Hagë.

Hamza tha se u ka shprehur mbështetjen familjeve, duke theksuar se “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.

Ai tha se PDK-ja do të vazhdojë angazhimin për drejtësi dhe liri, deri në kthimin e tyre në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot isha për vizitë në familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar në Hagë. I sigurova se nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë.

Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë.

Jemi krenarë për ta, për luftën tonë për liri dhe për gjithçka që ata përfaqësojnë në historinë dhe shtetin tonë.

Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë.

Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë!

Të Ngjashme