Shëndetësi

Hantavirusi, alarmi i ri. Anija ku po “shuhen” jetë, specialistët flasin për virusin

 

Hantavirusi është alarmi më i ri për autoritet shëndetësore botërore. Pas tri viktimave, dy rasteve të reja dhe 5 të dyshuarve në bordin e anijes turistike të goditur nga virusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar atë që ndodh rrallë me Hantavirusin, transmetimin nga njeriu tek njeriu.

Leidon Shapo, eksperti i Shëndetit Publik në Londër tregon për dyshimet e ngritura nga institucionet se ky virus i cili përhapet nga brejtësit përmes sekrecioneve dhe jashtëqitjes, mund të jetë importuar nga Argjentina.

Hantavirusi shkakton sëmundje të rënda respiratore deri në humbje jete. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se në Shqipëri nuk ka raste me këtë sëmundje, edhe pse një formë tjetër e këtij virusi, ajo e “Etheve hemoragjike” është ndeshur vite më parë në vendin tonë.

Mjeku Shapo shuan zërat dhe dyshimet për fillimet e një pandemie tjetër pas asaj të koronavirusit. Anija turistike me afro 150 persona ndodhet në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Viktima e parë ishte një pasagjer holandez ndërsa dy javë më vonë humbi jetën bashkëshortja e tij. Deri më tani ka shkuar në tri numri i viktimave nga hantavirusi si dhe janë rritur rastet. Ndërkohë OBSH dhe ECDC kanë deklaruar se rreziku për publikun e gjerë mbetet shumë i ulët dhe nuk ka vend për panik apo kufizime udhëtimesh.

Të Ngjashme