Kreu i OBSH-së ka reaguar pas alarmit të ngritur për frikën e rrezikut të hantavirusit.
Në një letër, e cila është bërë publike, drejtuar banorëve të Tenerifes, Tedros Adhanom Ghebreyesus i siguron se hantavirusi nuk ka të bëjë me COVID-19.
“E di që jeni të shqetësuar. E di që kur dëgjoni fjalën ‘shpërthim’ dhe shikoni një anije që lundron drejt brigjeve tuaja, shfaqen kujtime që asnjëri prej nesh nuk i ka harruar plotësisht. Dhimbja e vitit 2020 është ende reale dhe unë nuk e shpërfill atë për asnjë moment” shkruan ai.
Shefi i OBSH-së theksoi se rreziku aktual i shëndetit publik nga virusi “mbetet i ulët”.
“Ky është vlerësimi i OBSH-së dhe ne nuk e bëjmë atë lehtë”, saktësoi Ghebreyesus.
A la gente de Tenerife,
Mi nombre es Tedros, y ejerzo como Director General de la Organización Mundial de la Salud, el organismo de las Naciones Unidas responsable de la salud pública mundial. No es habitual que escriba directamente a la gente de una sola comunidad, pero hoy… pic.twitter.com/ouRuVDawks
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) May 9, 2026
