Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023 për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë, si dhe Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë, hap thirrjen për ofrues të programeve të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim dhe punonjësve arsimorë dhe programe të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim dhe punonjësve arsimorë.
Të drejtë aplikimi për ofrues të programeve të trajnimit kanë të gjithë personat juridik të regjistruar në Republikën e Kosovës, si dhe në vendet tjera, që ofrojnë programe për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë.
“Inkurajohen ofruesit të aplikojnë me programe të cilat ndërlidhen me fushat prioritare, si në vijim: edukimi në fëmijërinë e hershme; mësimdhënia dhe nxënia; menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë së Institucioneve Edukative Arsimore dhe Aftësuese; vlerësimi i nxënësve; gjithëpërfshirja në Institucione Edukative Arsimore dhe Aftësuese; arsimi dhe aftësimi profesional dhe arsimi i të rriturve;dhe zhvillimi i kompetencës digjitale. Afati i aplikimit është nga data 18 qershor deri më 17 korrik 2026”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
