Sapo ka përfunduar prezantimi i të 15 shteteve në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2026’ dhe tani zyrtarisht është hapur televotimi.
Publiku ka vetëm 15 minuta kohë për të votuar dhe për të mbështetur Shqipërinë, e cila këtë vit përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”.
Për të votuar Shqipërinë, dërgoni kodin 13 në numrat zyrtarë të televotimit në vendin ku ndodheni (sipas udhëzimeve të transmetuesit).
Nga cilat shtete mund të votohet sonte (me SMS/telefon)?
Shqipëria mund të votohet sonte nga: Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Letonia, Qiproja, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Ukraina.
Në këto shtete, votimi bëhet përmes SMS/telefonatës, duke dërguar kodin 13.
Pjesa tjetër e botës (përfshirë Kosovën) voton online
Ndërsa shqiptarët kudo tjetër në botë – përfshirë Kosovën – mund të votojnë online përmes platformës zyrtare: www.esc.vote
Televotimi është i hapur vetëm 15 minuta, prandaj koha është tani: Voto 13 për Shqipërinë.
