Lajme

Haradinaj: Disa matrapazë, sot i gëzohen kafazit të çlirimtarëve në Hagë

Daut Haradinaj në një postimi në Facebook, ka kritikuar atë që e ka cilësuar si “propagandë të dekurajimit” ndaj qytetarëve që shprehin revoltën e tyre lidhur me vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar gjithashtu disa persona, të cilët, sipas tij, në të kaluarën kanë protestuar në Shqipëri për çështje të ndryshme, ndërsa sot shprehin kënaqësi për dënimet ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Çfarë hipokrizie! Nga Kosova mbështeste e protestonte në Tiranë për lirinë e flamingove në Zvërnec, e sot i gëzohet kafazit të Çlirimtarëve në Hagë!. Disa matrapazë publikë e paskan filluar propagandën e dekurajimit të shprehjes së revoltës qytetare për dënimet e Hagës: “jo kështu, jo ashtu, jo foli ky, jo foli ai…” Me fillimin e kësaj lufte speciale për relativizim, po synojnë ta arrijnë dorëzimin qytetar në mbrojtje dhe besim se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Ky është i njëjti trend destruktiv në krijimin e narrativës që e ka gërryer Kosovën qe 20 vjet: e shkatërruan vendin, katundarë, të pashkollë, hajna, milionerë…Sot nuk ka rrugë të mesme: ose i gëzohesh dënimit si Serbia, ose e kundërshton atë me dinjitet si qytetar e shqiptar. Po lirisë së shprehjes, por JO e madhe për ju që jeni në shërbim të kësaj agjende dashakeqe.

Të Ngjashme