Lajme

Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Shaban Lajqi: Lavdi jetës dhe veprës së tij!

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarin Shaban Lajqi.

Përmes një postimi në Facvebook, Haradinaj e ka cilësuar Lajqin si luftëtar të dalluar dhe mjeshtër të armatimit, duke thënë se ai mbetet i paharruar për bashkëluftëtarët dhe në historinë e luftës çlirimtare.

“Shaban Lajqi – Mixha, luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit, i afërt dhe i dashur për bashkëluftëtarët, mbylli sytë 20 vjet më parë, por ai mbetet gjithmonë i gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e ditëve të lavdisë së luftës çlirimtare.

Kam pasur nderin ta kem pranë në vijat e frontit, ku me trimërinë e tij u bë mbështetje për secilin prej nesh. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Haradinaj.

Të Ngjashme