Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë”, i cili u mbajt në Çabiq të Klinës, vendlindjen e heroit Mujë Krasniqi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj kujtoi figurën e Mujë Krasniqit, duke theksuar rolin e tij të veçantë në luftën për çlirimin e Kosovës.
“Mujë Krasniqi i këndoi lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar i saj”, ka shkruar Haradinaj.
Postim i plotë:
Mujë Krasniqi i këndoi lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar të saj. Në vendlindjen e Mujës, në Çabiq të Klinës, mora pjesë sot në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë”.
Së bashku me babain e Mujës, Halilin, kryetarin Zenun Elezaj dhe bashkëluftëtarë, ndamë kujtime të çmuara për njërin prej të parëve që u rreshtua në vijën e parë të luftës për çlirim. Mujë Krasniqi, bashkë me Beqir Gashin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, përmes këngës u jipnin zemër luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare, shpresë e besim për fitore.
Heroi që i këndoi lirisë në robëri, mbetet frymëzim që vlerat tona kombëtare të jetojnë gjithmonë!
