Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka theksuar se punonjësit në Kosovë po përballen me paga të ulëta, kosto të larta të jetesës dhe standard jetese ndër më të ulëtit në rajon.
“Paga minimale shpesh shihet si një formë asistence, ndërsa paga mesatare shpesh nuk arrin të mbulojë nevojat bazike të një familjeje. Vështirësitë janë të ngjashme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, dhe presioni ekonomik po rritet çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai gjithashtu ka uruar të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës: “Uroj që të vijnë ditë më të mira, me më shumë dinjitet dhe mundësi për të gjithë në vendin tonë”.
