Lajme

Hasani: Partitë politike po performojnë kujt t’ia hedhin fajin për zgjedhjet

Analistja e çështje politike, Adelina Hasani ka thënë se partitë politike aktualisht po performojnë se kujt t’i vihet faji nëse vendi shko në zgjedhje të reja parlamentare.

Ajo ka thënë se kjo po ndodh për shkak se subjektet politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, nuk janë të kënaqura me rezultatin e zgjedhjeve të fundit të mbajtura më 7 qershor.

“Jemi në situatë ku partitë politike performojnë dhe kjo buron nga arsyeja sepse nuk janë të kënaqura me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, kjo vlen për të gjitha partitë politike. Për momentin diskutimi në përgjithësi brenda partive politike drejtohet në kuptimit se cila parti do ta bindë elektoratin dhe jo vetëm elektoratin e tyre, por edhe publikun kush e ka fajin për me shku në zgjedhje. Kujt me ja lë fajin”, ka thënë Hasani në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Në këtë frymë ajo i sheh edhe veprimet e partive politike që po i bëjnë në këtë kohë.

“Nëse shohim protestat nga PDK dhe Aleanca që fajtori për mosformimin e institucioneve është LVV, në fakt janë duke u munduar me ja lënë fajin Vetëvendosjes. Në anën tjetër është LDK-ja që po mundohet me krjua një narrativë, se ne po mundohemi me bë zgjidhjen”, ka vlerësuar Hasani.

Ajo ka thënë se qytetarët janë kundër një procesi të ri zgjedhor, që sipas saj këtë e shprehen edhe më 7 qershor me dalje të ultë në zgjedhje.

Të Ngjashme