Lajme

Hasani vlerëson se moszgjedhja e presidentit do të thellojë ndasitë dhe përkeqësojë sigurinë e brendshme

Adelina Hasani, studiuese e marrëdhenieve ndërkombetare ka deklaruar në  emisionin “Këndi i Debatit”në Tëvë1, se nëse nuk kemi një president konsensual, do të ketë ngërç politik dhe ndasit që kanë ekzistuar para 16 shtatorit , do të thellohen.

“Nëse ne nuk e kemi një president konsensual, mendoj që do të shkohet edhe me një ngërç më të madh politik, për shkak se këto ndasi politike që i kemi pasur para 16 shtatorit do të shkojnë duke u thelluar, sepse të gjitha partitë politike do ta shfrytëzojnë këtë për fushatë zgjedhore. Dhe mandej, e kemi parë se si kjo është duke u shfrytëzuar edhe për të gjetur armikun e brendshëm, dhe kjo do ta thellojë edhe më shumë përçarjen që e kemi pasur më herët”, u shpreh Hasani.

Tutje Hasani deklaroi se kjo do ndasi nuk do të mbetet vetëm brenda partive politike por do zgjerohet edhe tek populli.

“Unë e shoh jashtëzakonisht problematike edhe si pjesë të sigurisë së brendshme, se çfarë mund të shkaktojë kjo: ndasi më të madhe, jo vetëm në mes të partive politike, por kjo mund të zgjerohet edhe në popullate”, tha më tej ajo.

Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që  tani të ketë unitet, megjitthatë sipas saj kjo nuk po shihet.

“Është një moment shumë i rëndësishëm që partitë politike këtë ta bëjnë për një çështje edhe kombëtare, që të ketë unitet. Dhe, fatkeqësisht, me atë që po e shohim dhe mënyrën se si po shfrytëzohen protestat dhe narrativat, nuk po shihet shumë shpresëdhënëse”, tha ajo.

 

Të Ngjashme