Lajme

Kurti, Gërvalla e Sveçla nuk komentojnë Projektligjin për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është deklaruar lidhur me propozim-ndryshimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se sonte janë mbledhur për të kujtuar heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, dhe jo për të diskutuar, siç u shpreh ajo, “temat ditore”.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk është ndalur te kjo çështje, duke thënë se gjithçka që kishte për të thënë gjatë ditës, e kishte bërë në akademinë përkujtimore kushtuar Afrim Bunjakut.

Deklaratat e tyre u bënë në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut në krye të detyrës.

Të Ngjashme