Lajme

Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar ceremoninë e dekretimit të gjeneralëve të rinj të FSK-së.

Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

I pranishëm ishte edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Ceremonia shënon një moment të rëndësishëm për udhëheqjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të Ngjashme