Lajme

Haxhiu fton në Presidencë krerët e partive

14.08.2026 – 18:19

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim konsultativ të martën, më 18 gusht, në orën 09:00.

Ftesën e ka konfirmuar për transmetuesin publik Presidenca e Kosovës, ndërsa ajo u është dërguar veçmas përfaqësuesve të subjekteve politike.

Në ftesë thuhet se takimi lidhet me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një Presidenti konsensual dhe, rrjedhimisht, për formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet në ftesë.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Presidentes, ndërsa të ftuarve u është kërkuar që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre ose të përfaqësuesit të subjektit politik.

Ftesa vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës bëri thirrje për kandidatura konsensuale për president.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të premten se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare.

Kurti deklaroi se synimi është që përmes një marrëveshjeje për presidentin të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja.

“Jemi të gatshëm të bëjmë diskutime shteruese për emrat që mund t’ia japim nënshkrimet dhe të kandidojnë. Dikush që është jashtë skenës aktuale politike, jashtë polemikave ditore partiake dhe që është figurë unifikuese”, deklaroi Kurti.

14.08.2026 – 18:19

Haxhiu fton në Presidencë krerët e partive

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim liderët e partive politike.

Burime të medias pohojnë se takimi do të zhvillohet ditën e martë, me fillim nga ora 09:00.

Në këtë takim të përbashkët pritet të adresohet çështja e ngërçit institucional, të krijuar nga mos-konstituimi i plotë i Kuvendit.

Burimet bëjnë të ditur se takimi synon të kontribuojë bë dialogun politik për çështjen e presidentit, bashkë me funksionalizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se në seancën e parë konstituive, pas betimit të deputetëve të Legjislaturës së XI-të, kreu i LVV-së, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për emrin e kryetarit të Kuvendit.

Edhe në një seancë të dytë konstituive u përsërit e njëjta gjë.

Të Ngjashme