Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj evropian dhe se rruga drejt Bashkimit Evropian është e lidhur ngushtë me forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit.
Haxhiu ka theksuar se Kosova është evropiane në histori, kulturë dhe orientim politik, duke ritheksuar synimin e qartë euroatlantik të shtetit.
Sipas saj, Kosova i ka përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshilli i Evropës dhe mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit evropian.
Haxhiu ka theksuar gjithashtu se çdo vonesë në procesin e integrimit dëmton qytetarët e Kosovës dhe ndikon në besueshmërinë e projektit evropian në Ballkanin Perëndimor.
