Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për qytetarët kosovarë që jetojnë në këtë shtet dhe rajonet përreth.
Haxhiu ka theksuar se ky vendim përbën një shenjë mirënjohjeje për mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila, sipas saj, ka dhënë kontribut të vazhdueshëm ndër dekada për Kosovën.
“Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas saj, hapja e këtij misioni do ta afrojë më shumë Kosovën me qytetarët e saj jashtë vendit, duke rritur praninë institucionale në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe shoqërore në SHBA./teve1.info/
