Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të gjithë jemi të brengosur me largimin e mjekëve apo ndryshe siç quhet “ikja e trurit”, duke shtuar se viteve e të fundit ka ndryshuar kjo dukur ku mjekët po kthehen në Kosovë.
Ai ka thënë se gjatë vitit 2025, 117 mjekë janë kthyer për të punuar në Kosovë, ku ka thënë se i mirëpresin dhe çmojnë kontributin e gjithë mjekëve në Kosovës.
“Të gjithë jemi të brengosur me atë që quhet në mënyrë të popullarizuar por me dhembje ‘’ikje e trurit’’ edhe mjekët edhe infermierët tanë që lëshojnë atdheun dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, posaçërisht në Evropën Perëndimore por viteve të fundit e kemi dukurinë e cila është e kundërta e saj, drejtimi i njëjtë por kahja e kundërt, ‘’kthimi i trurit’’.Vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë. I mirëpresim ata që vendosin të jetojnë e të punojnë këtu dhe çmojmë kontributin e kolegëve që vazhdojnë të punojnë jashtë vendit por herë pas here kthehen në vendlindje për të ligjëruar, për të trajnuar mjekë të rinj ose për të punuar krahas ekipeve tona”, ka thënë Kurti në në hapjen e edicionit të katërt të Sëiss Medical School.
Kurti ka folur edhe për investime që janë bërë në disa Klinika të QKUK-së, ndarjen e buxhetit për barnat esenciale, hapej e konkursit për specializantë të rinj e investime tjera në sektorin e shëndetësisë.
