Lajme

Haxhiu takon Auditoren e Përgjithshme Spanca: Kuvendi do të kërkojë llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca të cilën e ka përgëzuar për punën e saj dhe për rizgjedhjen nga Kuvendi për një mandate të ri pesëvjeçar.

Haxhiu tha se Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit përbëjnë një bazë të rëndësishme për mbikëqyrjen parlamentare.

Ajo premtoi se në legjislaturën e njëmbëdhjetë, Kuvendi do t’i shqyrtojë me seriozitet këto raporte dhe do t’u kërkojë institucioneve llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

“Paraja publike u përket qytetarëve, të cilët kanë të drejtë të dinë se si shpenzohet çdo euro e mbledhur nga taksat e tyre. Llogaridhënia nuk është zgjedhje, por detyrim institucional dhe parim themelor i sundimit të ligjit”, tha Haxhiu./teve1.info/

Të Ngjashme