Lajme

Haxhiu: Uroj që takimi i radhës LVV-LDK të sjellë emra konsensualë për presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që partitë politike të angazhohen për gjetjen e një kandidati konsensual për president, me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional.

Pas takimit me liderët e subjekteve politike, Haxhiu tha se pret që në takimet e ardhshme mes LVV-së dhe LDK-së të diskutohen edhe emrat e kandidatëve të mundshëm për president.

“Partitë politike të tjera të flasin për një emër konsensual për president. Uroj që takimet e radhës që do të jenë mes LVV-së dhe LDK-së të dalin emrat e kandidatëve konsensual”, ka deklaruar Haxhiu.

Takimi i sotëm u zhvillua me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për krizën institucionale dhe shmangies së zgjedhjeve të parakohshme./teve1.info/

Të Ngjashme