Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur se mënyra se si sfidohet Kurti nga LDK është tek Kodi Civil.
Ai tutje thekson se a kanë dallime apo nuk kanë dallime në atë aspekt ende nuk është analizuar deri në fund .
“Zotit Kurti si vjen kurrë keq as politikisht as si qytetarë i Kosovës, për momenti nuk e bën nuk e ka vokacionin e lartë momentin qe i vyn ai e shtyn e bën se ai ideologjikisht është i pajtum”,shton tutje Haziri tek “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Poashtu, Haziri ka folur edhe për opozitarizmin ndaj Kurtit ku ka theksuar se ai nuk është i vështirë për t’u bërë.
“Ai i ka mjetet e veta politike, argumentet e veta politike që ai ka arrit me jau imponu të tjerëve si mjete të suksesshme, këtu është gabim nuk mundesh me mjetet e tij, me retorik të tij me fitu”, shprehet ai.
