Policia greke ka arrestuar 3 persona,2 grekë dhe 1 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.
Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.
Kjo e fundit më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare, Florin, Flirida Hoxha, Iris Cani, Ian Kirpractik, shtetasja greke Athina Papapresku dhe shtetasi britanik Endmond Hings.
Burime policore i thanë Top Channel se janë ndaluar në total 5 persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë. Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj 3 prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë.
3 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes./Top Channel
