Lajme

Haziri: Veç bashkëpunimi e normalizon vendin – BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet partive politike është rruga e vetme për normalizimin dhe stabilizimin e situatës në vend.

Haziri tha se LDK-ja mbetet e gatshme të bashkëpunojë për procese politike që, sipas tij, i shërbejnë Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se partia e tij ka mbajtur gjithmonë fjalën për agjendën shtetërore dhe vlerësoi se kriza politike nuk mund të tejkalohet pa vullnetin për bashkëpunim, veçanërisht nga partia e parë.

Haziri shtoi se Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe projekti i gazit amerikan përbëjnë procese strategjike për Kosovën, duke nënvizuar se bashkëpunimi politik është thelbësor për avancimin e tyre.

“Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit”, ka shkruar Haziri, duke shtuar se ai mbetet i përkushtuar ndaj Republikës dhe bashkëpunimit politik.

Të Ngjashme