Heidi Klum festoi 21-vjetorin e djalit të saj të madh, Henry, duke i bërë një surprizë shumë të veçantë.
Ajo i dhuroi atij një Ferrari të kuq, duke e emocionuar jashtëzakonisht shumë.
Momenti u publikua nga Klum në Instagram.
View this post on Instagram A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)
Në video shihet Henry duke dalë së bashku me njerkun e tij, Tom Kaulitz, gjersa Heidi filmon reagimin e tij kur sheh makinën e re.
Ajo i tha se nuk mund ta besonte që kishte ardhur më në fund ajo ditë dhe se ai kishte pritur për shumë vite.
Më vonë, Heidi publikoi edhe një video të vjetër nga koha kur Henry ishte adoleshent.
Në atë video shpjegohej një marrëveshje ose bast që Henry dhe Kaulitz kishin bërë vite më parë.
Kaulitz kishte blerë Ferrarin në një panair makinash dhe, që atëherë, e kishte mbajtur të fshehur në garazh, duke pritur momentin e duhur për t’ia dhuruar Henryt.
Klum theksoi se bashkëshorti i saj e kishte mbajtur premtimin që i kishte bërë djalit.
Kjo e bëri dhuratën edhe më të veçantë, pasi Ferrari nuk ishte thjesht një dhuratë për ditëlindje, por rezultat i një premtimi të ruajtur për vite.
