Fillimi i javës është shumë pozitiv dhe do të ketë zhvillime që kanë të bëjnë me jetën emocionale, erotike, por gjithashtu edhe shanse në jetën financiare.
Në sferën financiare duhet treguar kujdes deri në mes të majit, pasi përpara na presin “kurthe” nga Hëna e Plotë në Akrep.
Nga Hëna e Plotë do të jenë më të ndikuar shenjat fikse, Akrepi, Demi, Luani dhe Ujori, por në fillim të javës do të kenë zhvillime shumë interesante për shenjat e ajrit.
Të kujdesshme duhet të jenë shenjat kardinale.
Astrologia, Chrysanthi Kalogeri, ka bërë parashikimin e horoskopit për çdo shenjë zodiake në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan.
Dashi
Fillimi i javës deri më datë 1 maj, premton takime shumë interesante, por edhe që do të ndikojnë pozitivisht. Ka të bëjë me bashkëpunimet tuaja, me sferën financiare, por edhe me atë emocionale. Është shumë e rëndësishme që ju të vlerësoni mirë situatat dhe të mos merrni vendime kur nuk jeni të sigurt për diçka. Me hënën e plotë në Akrep, më datë 1, ju do të ndikoheni më tepër në humorin tuaj, duke pësuar luhatje të shumta. Do të keni pengesa reale, nuk do të dini se çfarë doni, por tregohuni të matur.
Demi
Është një periudhë që do të keni shanse të gjeni ndihmë dhe mbështetje financiare nga rrethi juaj i afërt. Për biseda që mund të bëni në fillim të javës në lidhje me punën, mirë është t’i mbani për vete dhe mos i bëni të ditura për të tjerët. Por, kjo mbështetje që ju ofrohet nuk do të jetë pa kushte. Prandaj kujdesuni që të mbështeteni kryesisht tek forcat tuaja. Hëna e Plotë në Akrep hap një kapitull në sferën e marrëdhënieve, që mund të bëjë ndryshime në rrjetin tuaj social dhe në karrierë. Trajtojini me kujdes, mos hyni në konflikt me të tjerët.
Binjakët
Kalimi i Uranit në datën 26 në shenjën tuaj, ju fut në një fazë të re ripërtëritjeje, që ju e keni të nevojshme. Fillimi i javës do të sjellë pranë jush njerëz nga e kaluara, ku do të bëni biseda shumë interesante që kanë si qëllim përparimin tuaj, por njëkohësisht do të keni zhvillime edhe në jetën tuaj emocionale. Ju të lindurit në 10-ditëshin e parë mund të merrni disa vendime për të ardhmen. Vlerësoni mirë situatat dhe kujdes tek ata që ju afrohen, se çfarë roli luajnë dhe çfarë kërkojnë nga ju.
Gaforrja
Është një periudhë e ngarkuar për ju me punë, probleme personale, që kërkojnë një riorganizim dhe një përqendrim më të theksuar. Në pjesën e parë të javës, e deri më datë 30, do të bëni biseda në lidhje me njerëz që janë më lart se ju, të cilat duhet t’i mbani për vete, të mos i dinë të tjerët. Kujdes në vendimet financiare që përmbajnë iniciativa të mëdha dhe mos bëni shpenzime të mëdha, sidomos për diku ku jeni të ftuar, sepse në fund të ditës do të pendoheni.
Luani
Një periudhë shumë aktive, ku ju preokupon e ardhmja juaj. Me hënën e plotë në Akrep thirreni të vendosni një ekuilibër në jetën familjare, pasi ekziston mundësia të dalin probleme që vijnë nga të tjerët, nga faktorë të jashtëm apo edhe nga bashkëpunëtorë. Do të keni shansin për të gjetur ndihmë dhe mbështetje për t’i përballuar këto probleme. Mjafton të mos prishni psikologjinë tuaj. Një bashkëpunim profesional mund të ndërpritet për të filluar një bashkëpunim tjetër më i mirë. Është një situatë kontradiktore, por do të gjeni aleatë që do t’ju ndihmojnë dhe të hidhni bazat për të ardhmen.
Virgjëresha
Edhe ju kaloni një fazë të re pasi Urani në datën 26 do të sjellë ndryshime në jetën tuaj. Këto ndryshime do të jenë pozitive edhe pse në disa raste mund t’ju befasojnë dhe mund t’ju nxjerrin nga një rrugë monotone që ishit mësuar deri më tani. Por, keni nevojë të dilni nga ajo plogështi dhe pasiguri. Urani nuk do të krijojë siguri dhe stabilitet, por do të japë shanse të reja në punën tuaj, ide të reja dhe mundësi për të ndryshuar punën dhe përditshmërinë tuaj. Erdhi momenti për të bërë një kombinim sa më të mirë, sidomos këtë javë, mes punës dhe karrierës. Do të keni shanse të gjeni mbështetje nga njerëz të rrethit tuaj të afërt. Nëse është momenti për të marrë disa vendime, duhet të tregoheni të kujdesshëm, të mos nxitoni dhe të mos hallakateni.
Peshorja
Shanse shumë të mira do të keni në fillim të javës, sidomos në aspektin emocional, udhëtime dhe njohje të reja. Fillon një periudhë ku ju do të keni ndryshime për të ardhmen dhe me këtë hënë të plotë duhet të jeni të fokusuar në sferën financiare. Do të ketë ndihmë dhe mbështetje për të gjetur një punë të re, por duhet të bëni riorganizim të financave. Evitoni marrjen e vendimeve për investime nëse nuk jeni të sigurt.
Akrepi
Një periudhë kritike ku vendoset theksi në marrëdhënie dhe bashkëpunimet tuaja. Jeni në një fazë ku keni shanse shumë të mira në jetën tuaj për të bërë ndryshime përparuese, por mund të dalin disa probleme. Këto probleme mund të kenë të bëjnë edhe me ndryshimet që ju doni të bëni, nga një gjendje psikologjike. Gjithashtu, problemet mund të vijnë edhe si rezultat i një presioni që ju ndjeni nga njerëzit e familjes. Nuk është nevoja t’i përjetoni këto në mënyrë dramatike dhe të mos humbisni kontrollin, por të nxirrni në pah anën tuaj strategjike. Jini pak më të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj.
Shigjetari
Edhe ju jeni në një periudhë shumë aktive. Nga një anë, jeta juaj erotike dhe ajo krijuese ka një hov të madh. Paralelisht, përditshmëria juaj do të jetë shumë e ngarkuar dhe duhet të gjeni kohë për të vendosur një ekuilibër sa më të mirë dhe të çlodheni. Unike do të jenë marrëdhëniet tuaja në sferën e bashkëpunimeve të çdo lloji, ku mund të realizoni një bashkëpunim financiar fitimprurës. Kujdes si përdorni fjalët dhe në lëvizjet tuaja.
Bricjapi
Jeni pak të ngarkuar në çështje që kanë të bëjnë me familjen tuaj dhe me punën. Ndikohet edhe psikologjia juaj. Këtë javë, ka ardhur momenti që të gjeni zgjidhje nga njerëzit e rrethit tuaj, të organizoni në mënyrë të tillë punën dhe përditshmërinë tuaj që t’i shërbejë familjes, shtëpisë, apo të bëni një kombinim të mirë të tyre që të shërbejë në arritjen e synimeve tuaja. Kjo Hëna e Plotë është shumë e rëndësishme në lidhje me financat tuaja. Lëvizjet që mund të bëni në këto momente mund të përcaktojnë më mirë financat tuaja, ndoshta jo në një periudhë shumë të gjatë, por është e konsiderueshme. Ndaj, kujdes iniciativat që ndërmerrni.
Ujori
Edhe ju jeni ndër më të ndikuarit e kësaj hëne të plotë ku duhet të vendosni një ekuilibër midis karrierës, jetës suaj sociale dhe asaj personale, familjare. Do të keni disa konflikte, kontradikta me bashkëpunëtorët tuaj, partnerët tuaj. Ndoshta ka ardhur momenti që të bëni disa ndryshime që vijnë nga ju. Nëse do të keni zhvillime dhe ndryshime që do të vijnë nga faktorë të jashtëm, është momenti t’i pranoni dhe të hidhni hapin e mëtejshëm. Periudha është erotike dhe deri më datë 29 premtohen takime shumë të mira që do të ndikojnë në emocionet tuaja.
Peshqit
Duhet të jeni të fokusuar në sferën financiare ku kërkohet të bëni kujdes dhe një organizim sa më të mirë të saj, pasi siguria do t’ju sjellë edhe një qetësi psikologjike. Ndërkohë, me këtë hënë të plotë do të keni shanse të udhëtoni, të afroheni me të afërmit tuaj, të bëni disa ndryshime në shtëpi ose të ndërmerrni një iniciativë financiare që t’u shërbejë ndryshimeve në shtëpinë dhe familjen tuaj. Hapen horizonte të reja përpara jush, mjafton që ju të bëni plane sa më të qarta dhe sa më të mira. Larg fobive apo ekzagjerimeve. Për jetën tuaj emocionale, kjo hënë e plotë është shumë premtuese.
