Horoskopi

Shenjat e zodiakut që pendohen menjëherë për atë që thonë!

Në astrologji, pendimi i shprehur me fjalë, lidhet ngushtë me marrëdhënien midis impulsit dhe reflektimit. Disa shenja flasin ashtu siç e ndiejnë, duke e kuptuar vetëm më pas, peshën e vërtetë të fjalëve të tyre.

Reagim i shpejtë, pendim i shpejtë

Dashi qëndron në krye të kësaj dinamike. I sunduar nga Marsi, reagon para se t’i filtrojë mendimet veçanërisht kur ndihet i kundërshtuar ose i vënë në qoshe. Një fjalë e ashpër del menjëherë, pothuajse gjithmonë më e rëndë nga sa ishte menduar dhe pendimi vjen po aq shpejt. Kjo nuk është një lëvizje e llogaritur, por më tepër një impuls që shuhet shpejt, duke lënë pas një ndjesi të vërtetë shqetësimi.

Edhe Shigjetari, ndonëse me një ton tjetër e njeh mirë këtë model. Ai e thotë të vërtetën ashtu siç e sheh, drejtpërdrejt dhe pa zbukurime, duke besuar fort se sinqeriteti është gjithmonë virtyt. Problemi qëndron në faktin se disa vëzhgime, të hedhura në tryezë gjatë një darke me miqtë apo gjatë një debati me partnerin, mund të duken tejet të ashpra. Kur vëren reagimin e ftohtë të tjetrit, Shigjetari ndien pendim të sinqertë, që shpesh shoqërohet nga një nevojë urgjente për të kërkuar falje ose për të rregulluar situatën, ndoshta përmes një shakasë apo një shpjegimi.

Mes shenjave të ujit, ndoshta Gaforrja është ajo që priret më shumë drejt pendimit. Nuk është se flet shumë, por kur ndihet e lënduar, e di saktësisht ku të godasë, duke prekur pikat e ndjeshme falë një kujtese emocionale tejet të mprehtë. Megjithatë, pasi shpërthimi kalon, i mbetet një ndjenjë faji që nuk largohet lehtë. E rishfaq skenën në mendje, duke kujtuar shprehjen e fytyrës së tjetrit dhe tonin e përdorur. Shpesh përpiqet të kthehet pas, duke dërguar mesazhe të gjata, të mbushura me nuanca që nuk kishte arritur t’i shprehte në nxehje e sipër.

Ata që ndiejnë tepër, kërkojnë të shlyejnë gabimet

Për shenjën e Binjakëve duhet folur veçmas. Ata janë të shpejtë, të mprehtë dhe shpesh të parezistueshëm në biseda të vrullshme. Por, pikërisht kjo shpejtësi mund të çojë në fjalë të thëna nga nervozizmi, provokimi ose thjesht nga mungesa e një mendimi të thelluar. Për ta, pendimi nuk buron gjithmonë nga një reflektim i thellë emocional. Ndonjëherë, është thjesht ndërgjegjësimi se ka shkaktuar një “qark të shkurtër” në marrëdhënie, të cilin nuk e kishin pasur kurrë ndërmend ta shkaktonin.

Virgjëresha, rrallë shpërthen pa arsye, por mund të pendohet për vërejtje tepër të sakta, vëzhgime “kirurgjikale” të shprehura në momentin e gabuar. Kur vëren një gabim, një të metë apo një kontradiktë, priret ta theksojë me një rigorozitet që mund të duket i ftohtë. Më vonë, vjen kthjelltësia:

Kupton se ndonëse thelbi i asaj që tha mund të ketë qenë i saktë, mënyra e shprehjes ka shkaktuar më shumë lëndim sesa ishte e nevojshme.Së fundmi, janë Peshqit, që gjendjet shpirtërore i thithin si sfungjerë dhe shpesh flasin ndërsa janë përfshirë nga një valë emocionesh të ngatërruara. Ata mund të thonë gjëra ekstreme, veçanërisht kur ndihen të zhgënjyer, për t’u penduar pothuajse menjëherë, të pushtuar nga një valë e papritur empatie.

Për ta, pendimi nuk është thjesht një çështje morale, por fizike. Shfaqen në heshtjen që pason, në nevojën urgjente për të rregulluar gjërat dhe në shqetësimin e thellë që vjen nga dijenia se mund të kenë lënë pas një plagë të hapur.

Nga të gjitha shenjat që tërheqin mbrapsht fjalët e tyre, ndoshta Peshqit janë ata që vuajnë më shumë në periudhën midis shpërthimit të tyre impulsiv dhe aktit përfundimtar të kërkimit të faljes apo rregullimit të situatës.

Të Ngjashme