Horoskopi

Hëna e Re vë në provë marrëdhëniet, por sjell mundësi të mira! Horoskopi i javës, nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka bërë parashikimin e horoskopit për këtë javë në emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan duke analizuar zhvillimet e pritshme për të 12 shenjat e zodiakut në fushën e marrëdhënieve, financave, karrierës dhe jetës personale.

Sipas astrologes, periudha vijon të jetë e vështirë, ndërsa ndikimi i Hënës së Re në shenjën e Peshores i vendos marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në qendër të vëmendjes. Megjithatë, datat 14 dhe 15 tetor paraqiten si një mundësi e mirë për të përfituar nga situatat e favorshme dhe për të shfrytëzuar shanset që mund të shfaqen.

“Periudha vazhdon të jetë e vështirë. Jemi menjëherë nën ndikimin e Hënës së Re që u bë në shenjën e Peshores, kështu që marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në çdo fushë të jetës sonë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes”, tha ajo.

Sipas saj, më të favorizuara gjatë kësaj periudhe do të jenë shenjat e zjarrit, Dashi, Luani dhe Shigjetari.

“Datat 14-15 janë dy ditë shumë të mira ku duhet të përfitojmë, të kapim shanset. Kush janë më të ndikuar dhe më të përfituar nga kjo situatë? Janë shenjat e zjarrit: Luani, Dashi dhe Shigjetari. Nga ana tjetër, të përfituar do të jenë edhe Demi, Akrepi, Ujori, por këta duhet të shmangin ekzagjerimet. Njëkohësisht, do të ketë shanse shumë të mira për shenjat e ajrit”, tha ajo.

Por çfarë i pret konkretisht secilën shenjë këtë javë? Ja parashikimi i plotë i Chrysanthi Kalogerit për të 12 shenjat e horoskopit:

Dashi
Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju dhe duhet të fokusoheni në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja të çdo lloji. Është në dorën tuaj të vendosni pikat mbi i dhe vetëm nga ju varet drejtimi që do të marrin marrëdhëniet tuaja. Sot dhe nesër do të jeni të përqendruar më tepër në marrëdhëniet financiare, në detyrimet që keni ndaj të tjerëve, në disa pengesa që mund të shfaqen. Të gjitha këto t’i trajtoni me qetësi dhe mos bëni hapa të mëdhenj sot dhe nesër në sferën financiare. Ndërkohë, në datat 15-16, do të keni shanse të përfitoni më tepër, kryesisht ju të lindurit nga data 10 deri në datën 13 prill. Njëkohësisht, një javë shumë e mirë për të vepruar, një javë shumë e mirë për jetën tuaj emocionale, por edhe për të udhëtuar. Mjafton të mos humbni entuziazmin dhe të mos tregoheni të nxituar.

Demi
Ju vazhdoni të jeni të fokusuar në bashkëpunimet dhe në marrëdhëniet tuaja të çdo lloji. Ndoshta sot dhe nesër komunikimi juaj mund të mos jetë shumë i mirë, ndoshta të tjerët ju ushtrojnë një presion, ndoshta ju provokojnë me qëndrimet dhe sjelljet e tyre. Kujdes, sepse ka një tendencë për ndarje, ka një tendencë për prishje të marrëdhënieve. Më të ndikuar jeni ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Njëkohësisht, fokusohuni edhe në përditshmërinë tuaj, gjeni mbështetjen për të bërë ato ndryshime që doni në shtëpi, në ambientin tuaj, por me qetësi. Dhe njëkohësisht do të keni shanse shumë të mira të përfitoni ju të lindurit nga data 11 deri në 13 maj.

Binjakët
Fokusi vendoset në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin. Mos u stresoni në qoftë se shikoni se diçka nuk shkon ashtu siç do të donit. Ndërkohë, në aspektin erotik keni shanse shumë të mira, por edhe për zhvillimet në jetën tuaj personale apo për zhvillimin tuaj personal në përgjithësi, në çdo fushë të jetës. Datat 14 dhe 15 ju japin shanse shumë të mira për të komunikuar, por edhe për të takuar persona në përditshmërinë tuaj që do t’ju mbështesin në dëshirat tuaja, por mund të hyjnë fuqishëm edhe në jetën tuaj emocionale gjatë kësaj jave. Krijohen shanse shumë të mira për t’u afruar me njerëzit e rrjetit tuaj shoqëror, të udhëtoni dhe të përfitoni. Gjithashtu, krijohen shanse të mira në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja nga data 14 deri në datën 16. Më të përfituar këtë periudhë jeni ju të lindurit nga data 12 deri në 14 qershor.

Gaforrja
Vazhdoni të jeni të fokusuar në sferën profesionale, në jetën tuaj shoqërore, por duke mos lënë pas dore as familjen tuaj, shtëpinë dhe anën tuaj emocionale e psikologjike. Pra, këtu kërkohet një harmoni. Vazhdon t’ju preokupojë sfera financiare, ku papritur mund të dalin probleme që ndoshta vijnë edhe nga të tjerët, probleme që ndoshta lidhen me një investim apo me detyrimet ndaj fëmijëve tuaj. Të kujdesshëm këto ditë, pra sot dhe nesër: mos bëni shpenzime më tepër sesa duhet dhe mos hyni në konflikt me të tjerët për sferën financiare. Përdorni dialogun dhe do të keni shanse shumë të mira në sferën financiare në datën 14 dhe në datën 15. Dhe ndoshta disa të ardhura që do të keni do t’i vini në shërbim të shtëpisë, të familjes suaj, por edhe në shërbim të vetes suaj, ku ju vetë doni të ndryshoni psikologjinë tuaj. Gjithsesi, do të keni shanse të shpërbleheni nga puna nga data 14 deri në datën 16.

Luani
Një periudhë aktive për ju, por sidomos për ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Keni ndryshime në marrëdhëniet tuaja, në bashkëpunimet tuaja. Ndoshta jeni duke realizuar një transferim ose një ndryshim brenda shtëpisë. Kujdes në reagimet tuaja. Mos lejoni asnjë keqkuptim. Nuk është nevoja të reagoni menjëherë. Lini mënjanë atë egoizëm të prekur ose atë krenari të prekur dhe, me dialog, çdo gjë mund të zgjidhet. Por jeni në një fazë shumë të mirë ju të lindurit nga 13 deri në 16 gusht, të cilën duhet ta përdorni për zhvillim dhe përparim.

Virgjëresha
Vazhdoni të punoni fort për planet tuaja për të ardhmen, të cilat do të shikoni se do të bëhen realitet më vonë, nga viti 2027 e tutje. Por ju duhet të punoni që tani, që sivjet. Këtë javë fokusohuni në sferën financiare; do të keni shanse të përfitoni nga datat 14 deri në datën 16. Kujdes të shtuar me njerëzit me të cilët ndani përditshmërinë tuaj. Kujdes edhe në komunikim, kujdes edhe në takimet emocionale, kujdes edhe me disa njerëz që duan të ndërhyjnë në jetën tuaj dhe t’ju prishin qetësinë. Do të keni takime interesante lidhur me financat, por mos e teproni në dialog. Sa më shumë takt të tregoni dhe të dini se gjërat nuk mbyllen tani, aq më shumë shanse do të keni edhe më vonë për t’i zgjidhur situatat që paraqiten në këtë periudhë. Gjithsesi, ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës jeni në një fazë ku mund të përfitoni nga e kaluara. Mjafton t’i trajtoni gjërat me qetësi.

Peshorja
Jeni menjëherë nën ndikimin e Hënës së Re, e cila u zhvillua në shenjën tuaj. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja marrin një rëndësi të veçantë. Duhet të jeni të kujdesshëm, pasi disa marrëdhënie dhe bashkëpunime mund të prishen në këtë periudhë. Ndërkohë, disa nga ju do të marrin vendime përfundimtare dhe shumë pozitive për jetën tuaj. Gjatë kësaj jave duhet të fokusoheni në sferën financiare dhe në çdo gjë që doni ta bëni për veten tuaj, në çdo gjë që ju krijon siguri. Sot dhe nesër, kujdes në zhvillimet financiare që kanë të bëjnë me realizimin e planeve dhe të synimeve tuaja, si dhe në bashkëpunimet financiare me njerëz nga rrjeti juaj shoqëror. Do të përfitoni kryesisht ju të lindurit në datat 14, 15 dhe 16 tetor. Megjithatë, duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet e çdo lloji, por edhe në sferën financiare.

Akrepi
Jeni të fokusuar te vetja juaj, te bashkëpunimet tuaja, te marrëdhëniet tuaja dhe te çdo gjë që ka të bëjë me financat. Sfida juaj tani është karriera dhe jeta juaj shoqërore, ku do të keni shanse shumë të mira. Më të ndikuar jeni ju të lindurit në datat 12, 13 dhe 15 nëntor. Do të keni shanse shumë të mira edhe në sferën financiare dhe do të mundni të dilni fitimtarë në punën tuaj, në atë pjesë të jetës për të cilën luftoni, në qoftë se nuk do të veproni me nxitim. Kujdes sot dhe nesër, pasi jeni pak më të ngarkuar nga ana emocionale.

Shigjetari
Një periudhë gjatë së cilës keni shanse, përfitime dhe biseda të rëndësishme. Këto kanë të bëjnë edhe me bashkëpunëtorët, me të cilët bisedoni se si mund të zgjidhni disa çështje. Këto çështje mund të jenë ligjore, mund të kenë të bëjnë me një ndryshim që doni të bëni në lidhje me planet tuaja dhe me të ardhmen, por këto biseda mund të kenë të bëjnë edhe me jetën tuaj emocionale, ku ndoshta keni disa pengesa ose edhe rikthimin e personave nga e kaluara. Keni shanse shumë të mira për të përfituar nga rrjeti juaj shoqëror, ku do të ndihmoheni për realizimin e qëllimeve dhe synimeve tuaja, por edhe për çështje që lidhen me të ardhmen tuaj. Horizonte të reja hapen përpara jush dhe shumë të favorizuar jeni ju të lindurit nga data 12 deri në 15 dhjetor. Do të keni shanse të udhëtoni me të dashurin ose të dashurën tuaj dhe, njëkohësisht, kujdes gjatë këtyre dy ditëve të para, sot dhe nesër, që të mos jeni të ngarkuar emocionalisht dhe të shmangni çdo prapaskenë e çdo përfshirje në biseda ose në situata që mund t’ju ekspozojnë.

Bricjapi
Fokusi është në sferën profesionale, ku përpiqeni të bëni një fillim të ri. Mirëpo, ky fillim i ri do të jetë i penguar ose disa gjëra do t’i nisni, por do të shikoni se, në vazhdim, mund t’i ndryshoni dhe ta shikoni këtë fillim të ri të marrë një drejtim tjetër nga prilli e tutje. Fokusohuni në sferën financiare dhe mos merrni iniciativa të mëdha financiare ose mos bëni investime të mëdha që mund të ndryshojnë rrënjësisht gjendjen tuaj financiare. Njëkohësisht, mund të përfitoni për të rregulluar çështje nga e kaluara, pengesa që kishit hasur më parë dhe që tani mund t’i shqyrtoni edhe një herë. Gjithsesi, kërkoni një mbështetje financiare në lidhje me karrierën dhe punën tuaj, të cilën mund ta merrni në datat 14-15.

Ujori
Një periudhë e rëndësishme edhe për ju. Sidomos ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës do të përballeni me pengesa dhe disa probleme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaja, punën dhe shtëpinë, si dhe do të keni ndryshime rrënjësore. E vërteta është se jeni në një fazë kur ju të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës patjetër duhet të ndryshoni. Pranoni ndryshimet dhe shqyrtoni hapat tuaj të mëtejshëm. Trajtojini me kujdes të tjerët dhe problemet që shfaqen në jetën sociale dhe në punën tuaj, duke shmangur llafet e tepërta dhe ngarkesën emocionale që do të kenë të tjerët dhe me të cilën mund t’ju provokojnë. Nga ana tjetër, do të keni shanse të udhëtoni, të përfitoni dhe do të keni mundësi të realizoni planet tuaja, sidomos ju të lindurit nga datat 9-10 shkurt deri më 12-13 shkurt.

Peshqit
Peshqit duhet të fokusohen në sferën financiare, si në çdo gjë që ka të bëjë me xhepin e tyre, ashtu edhe me detyrimet ndaj të tjerëve. Do të kenë shanse të udhëtojnë, të përfitojnë, të rregullojnë çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të marrin një mbështetje financiare nga të tjerët. Do të kenë përmirësime në punë dhe në përditshmërinë e tyre, sidomos në datat 14 dhe 15. Mund të udhëtojnë, të takojnë miq e shokë nga e kaluara dhe të zgjidhin çështjet që kanë të bëjnë me ligjin ose që vijnë nga e kaluara. Duhet të tregojnë pak më shumë kujdes për shëndetin dhe përditshmërinë e tyre, si dhe të qëndrojnë larg fobive dhe shqetësimeve që ndoshta i kanë marrë nga vitet e kaluara dhe që ende kanë lënë gjurmë në psikologjinë e tyre.

Të Ngjashme