ShowBizzz

“Hëngre bukën e dikujt me talent kot e më kot”, Rezart Veleshnja shpërthen ndaj Salsano Rrapit: Për ty s’e rr*an njeri

Rezart Veleshnja ka reaguar ashpër ndaj Salsano Rrapit pas largimit të këtij të fundit nga drejtimi i spektaklit të humorit “Portokalli”. Në një koment në Instagram, Veleshnja nuk i ka kursyer fjalët, duke e ironizuar dhe duke vënë në pikëpyetje vlerat e tij si artist.

“Urime shokëve dhe kolegëve të Portokallisë! Diçka kisha: Kushdo që ka ik nga Portokallia nga artistët, shqiptarët e kanë ndjerë dhe kanë pasur dëshpërim në reagimet e tyre për ta! Kurse për ty o Salsano Trapi për çudi se rr…ti njeri! Kaq vlera paske pas që ta dish hëngre bukën e dikujt me talent kot e më kot”, shkruan Veleshnja.

Të lidhura

None found

Ky reagimi vjen pas ndryshimeve në drejtimin e “Portokalli”, ku Salsano Rrapi u largua dhe vendin e tij e mori Agron Llakaj, i cili është rikthyer në spektakël së bashku me Albano Bogdon.

Llakaj ka folur gjithashtu për largimin e Rrapit, duke u shprehur se nuk e kishte pritur që ai të largohej në atë mënyrë. Sipas tij, ideja fillestare ishte që kalimi i drejtimit të bëhej së bashku, duke drejtuar të dy natën e parë të spektaklit.

Të Ngjashme