Lajme

Hetimet ende pa epilog, një ditë pas sulmit me kallashnikov ndaj autobusit në Pagarushë

Dyert i mbeten edhe sot të mbyllura.

Autobusi në Pagarushë të Malishevës që një ditë më parë u bë cak i të shtënave me armë zjarri, vazhdon të qëndrojë i ndalur.

Sulmi me kallashnikov dyshohet se ndodhi nga një kompani rivale, pas disa konflikteve për linjat e autobusëve.

Ashtu siç ka raportuar televizioni, mes të dyshuarit dhe viktimës kishte disa probleme rreth bartjes së udhëtarëve.

Motivi zyrtar i sulmit ende nuk është konfirmuar nga organet hetimore.

Ndërkohë, personi i dyshuar për sulmin, me inicialet S.M., vazhdon të mbahet në ndalim 48 orësh.

Në pjesën e përparme të mjetit mbetën shenja të plumbave, ndërsa, sipas Policisë, i dyshuari u arrestua pak kohë pas rastit dhe iu sekuestrua një armë e tipit AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në sulm.

Hetimet për rastin janë ende duke u zhvilluar.

Të Ngjashme