ShowBizzz

Holanda braktis Eurovizionin 2027, përplasjet mbi Izraelin ndezin debatin për neutralitetin e festivalit

Holanda ka njoftuar tërheqjen nga Eurovision i vitit 2027, duke argumentuar se konkursi muzikor nuk mund të konsiderohet më një platformë neutrale. Vendimi vjen pas tensioneve të vazhdueshme rreth pjesëmarrjes së Izraelit dhe kritikave që kanë shoqëruar konkursin në sfondin e luftës në Gaza.

Holanda ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2027, duke argumentuar se konkursi nuk mund të konsiderohet më një platformë neutrale.

Drejtori i Përgjithshëm i AVROTROS, tha se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e Eurovisionit dhe se gara muzikore është shndërruar në një platformë për përçarje, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e idesë së Eurovisionit si një event i pavarur.

Tërheqja e Holandës vjen pas një periudhe tensionesh dhe bojkotesh të lidhura me pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs. Eurovisioni është përballur me kritika të forta për shkak të luftës në Gaza, ndërsa disa vende vendosën të mos merrnin pjesë në edicionin e vitit 2026.

Çështja e Izraelit ka qenë një nga temat më të debatueshme të edicioneve të fundit. Izraeli ishte shumë pranë fitores si në vitin 2025, ashtu edhe në vitin 2026, duke u renditur në vendin e dytë në të dyja rastet.

Edicioni i vitit 2026 u ndoq nga 131 milionë shikues, pra 35 milionë më pak krahasuar me vitin e mëparshëm, një rënie që erdhi në një kohë kur pesë vende vendosën të bojkotonin konkursin për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Përveç Holandës, nga Eurovisioni u tërhoqën edhe Islanda, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia, keto te fundit refuzuan ta transmetonin shfaqjen.

Eurovision 2027 pritet të zhvillohet më 15 maj në Burgas, Bullgari, e cila do të presë konkursin për herë të parë, pasi këngëtarja Darina Yotova, fitoi edicionin e vitit 2026 në Vjenë.

Të Ngjashme