2
Dashi
Më në fund sot do arrini të përjetoni kënaqësitë që prej kohësh i keni pritur. Në fakt, prej një periudhe të gjatë keni ndërtuar me kujdes terrenin e duhur dhe tani po vijnë rezultatet. Për ju që jeni në një lidhje, falë mbështetjes së disa planetëve, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do reflektoni për gabimet e së shkuarës dhe tashmë do silleni më logjikshëm dhe më të pjekur. Ju beqarëve do ju rrahë zemra fort për dikë dhe nuk do ngurroni t’ia shprehni hapur ndjenjat.
Në punë gjërat do evoluojnë pozitivisht. Të gjitha përgatitjet që keni bërë deri më tani do japin rezultatet e veta dhe do ndiheni më të organizuar dhe më të sigurt se më parë. Financat do jenë të mira, ndaj nëse keni menduar të bëni investime, mund ta bëni këtë pa frikë.
Shëndeti: Gjendja fizike dhe emocionale do jetë e mirë. Kujdesuni vetëm të mos e teproni me lodhjen.
Këshilla: Besoni tek puna që keni bërë deri tani dhe mos kini frikë të shijoni suksesin.
Demi
Jupiteri mund të sjellë disa pengesa në jetën tuaj sot, ndaj është e rëndësishme të tregoheni sa më të kujdesshëm në çdo hap. Nëse jeni në një lidhje, ka gjasa të merrni disa vendime radikale që do ndryshojnë shumë gjëra njëherë e përgjithmonë. Mendoni mirë para se të veproni. Ju beqarët më në fund do gjeni shpirtin binjak dhe çdo detaj i jetës suaj do fillojë të marrë një drejtim krejt tjetër.
Në punë mos qëndroni në vend. Bëni përpjekjet e duhura për të përmbushur detyrat që ju janë ngarkuar, sepse nëse i lini pas dore, më vonë do jetë e vështirë t’i rregulloni. Të ardhurat do kërkojnë më shumë përkujdes. Para se të shpenzoni, bëni mirë llogaritë për të shmangur problemet.
Shëndeti: Energjia do jetë e qëndrueshme, por shmangni stresin dhe nervozizmin.
Këshilla: Mos kini frikë nga ndryshimet, por sigurohuni që çdo vendim të jetë i mirëmenduar.
Binjakët
Gjatë kësaj dite duhet të besoni më shumë tek intuita, por njëkohësisht të tregoheni të matur në veprime. Nëse jeni në një lidhje, mos u tregoni ironikë me partnerin, sepse kjo mund të sjellë debate dhe probleme serioze. Çdo pakënaqësi është më mirë ta shprehni drejtpërdrejt dhe me qetësi. Ju beqarët nuk duhet të humbni kontaktin me realitetin, sepse përndryshe mund të lëndoheni emocionalisht.
Në punë vetëm duke qenë të vëmendshëm dhe të përmbajtur do mund të arrini aty ku keni planifikuar. Nxitimi dhe nervozizmi vetëm sa do prishin planet tuaja. Në planin financiar do jeni me fat dhe situata do vijë duke u përmirësuar gradualisht.
Shëndeti: Kujdesuni për gjendjen nervore dhe për pushimin.
Këshilla: Flisni hapur dhe veproni me qetësi, kjo do ju shmangë shumë keqkuptime.
Gaforrja
Dielli dhe Hëna do ju ndihmojnë sot të vendosni më shumë disiplinë në jetën tuaj dhe do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia do shënojë përmirësime falë ndikimit të Uranit. Do e shihni të ardhmen me më shumë optimizëm dhe nuk do bëni gabime të nxituara. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura kalimtare, pa perspektivë afatgjatë.
Në punë do dini saktësisht si të veproni dhe do keni çelësin për zgjidhjen e çdo problemi që do ju dalë përpara. Në planin financiar duhet të reflektoni disa herë para se të veproni, sepse çdo gabim mund ta përkeqësojë situatën.
Shëndeti: Do ndiheni më të qetë shpirtërisht, por mos neglizhoni pushimin.
Këshilla: Disiplina dhe vetëkontrolli do jenë aleatët tuaj më të fortë.
Luani
Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme, sidomos në fushën profesionale, dhe do përballeni me disa vështirësi. Gabimi më i vogël mund t’ju kushtojë shtrenjtë, ndaj duhet shumë kujdes. Nëse jeni në një lidhje, do ketë momente të paqëndrueshme. Do përjetoni si çaste të bukura ashtu edhe debate të forta me partnerin. Ju beqarët do tregoheni të matur dhe nuk do pranoni çdo ftesë që do ju bëhet, duke zgjedhur momentin e duhur për hapa të rëndësishëm.
Në punë ambicia nuk do ju mungojë, por do ju duhet edhe më shumë këmbëngulje dhe mbështetje nga kolegët me përvojë. Nëse ja dilni, mund t’ju propozohet një post i ri. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më shpejt, sepse përndryshe mund të përballeni me probleme serioze.
Shëndeti: Stresi mund të ndikojë negativisht. Kujdesuni për balancën mendore.
Këshilla: Mos merrni vendime të nxituara. Qetësia sot është çelësi i suksesit.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni shumë mirë shpirtërisht dhe do ju mungojë guximi për të ndryshuar gjërat. Motivimi do jetë i ulët dhe kjo do ndikojë në humorin tuaj. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë mjaft rutinë. Në disa momente mund të ndiheni të mërzitur, por nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Ju beqarët, përkundrazi, do keni një ditë harmonike dhe të mbushur me njohje të reja, të cilat duhet t’i shfrytëzoni sa më mirë.
Në punë, edhe pse të tjerët do ju mbështesin dhe do ju nxisin, do e keni të vështirë të gjeni dëshirën për të vepruar. Megjithatë, në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar gradualisht.
Shëndeti: Kujdesuni për gjendjen emocionale dhe mos e izoloni veten.
Këshilla: Edhe ditët e vështira kalojnë. Jepini vetes kohë dhe mos u dorëzoni.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë të logjikshëm dhe do dini saktësisht çfarë hapash të hidhni. Për ju që jeni në një lidhje, klima yjore do jetë e ngrohtë dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme dhe harmonike. Do ndiheni të kuptuar dhe të mbështetur. Ju beqarët do e keni pak të vështirë të joshni personin që pëlqeni, ndaj për momentin do ju duhet të pranoni qëndrimin vetëm dhe të mos e nxitoni fatin.
Në punë mund të kaloni disa momente tensioni, por do dini si të dilni prej tyre pa pasoja. Durimi dhe maturia do jenë çelësi i suksesit. Jupiteri do ju ndihmojë shumë në planin financiar dhe gjendja do mbetet e mirë gjatë gjithë ditës. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme, por shmangni lodhjen mendore dhe mbani një ritëm të balancuar.
Këshilla: Mos e humbni durimin për gjëra të vogla. Qetësia ju ndihmon të fitoni më shumë.
Akrepi
Nëse dëshironi qetësi në jetën tuaj sot, duhet të bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Mos u nxitoni dhe mos merrni vendime të pabazuara. Për ju që jeni në një lidhje, ekziston rreziku të tundoheni nga aventura të tjera dhe kjo mund të sjellë probleme serioze në çift. Mendoni mirë për pasojat. Ju beqarët do jeni shumë joshës dhe do bëni gjithçka për të arritur qëllimin tuaj.
Në punë do tregoheni më të ndërgjegjshëm dhe do ua vini veshin këshillave të kolegëve. Në përgjithësi dita do ecë mjaft mirë. Në planin financiar do dini të bëni ekonomi, do llogaritni çdo shpenzim dhe do arrini të kurseni disa para.
Shëndeti: Kujdesuni për tensionin nervor dhe mos e ngarkoni veten emocionalisht.
Këshilla: Vetëkontrolli sot është arma juaj më e fortë.
Shigjetari
Jeta juaj sot nuk do ndikohet shumë pozitivisht nga yjet dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të përballeni me disa vështirësi. Për ju që jeni në një lidhje, marrëdhënia mund të jetë e vështirë për t’u menaxhuar dhe debatet mund të jenë të shpeshta. Nuk do ndiheni plotësisht mirë pranë partnerit. Ju beqarët do ecni pa u menduar gjatë në një drejtim dhe nuk do iu druheni zhgënjimeve, sepse prej tyre do mësoni më shumë.
Në punë do keni më shumë besim tek vetja, por gabimet e së kaluarës nuk do rregullohen menjëherë. Do ju duhet durim. Dielli dhe Jupiteri do ju ndihmojnë ta menaxhoni mirë financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Shëndeti: Lodhja emocionale mund të ndihet. Mundohuni të pushoni më shumë.
Këshilla: Mos e humbni shpresën. Çdo vështirësi është një mësim.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do keni dëshirë t’i provoni me fakte ato që do thoni dhe nuk do veproni pa menduar. Do dalloheni për pjekurinë dhe seriozitetin tuaj. Për ju që jeni në një lidhje, dita do jetë e mbushur me çaste të lumtura. Do i qëndroni besnikë partnerit edhe pse tundimet nuk do mungojnë. Ju beqarët do ndihmoheni nga Mërkuri dhe do afroheni me personin e duhur, edhe pse do ju duhet pak durim.
Në punë do arrini çdo qëllim që do i vini vetes dhe do ndiheni më krenarë se kurrë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni duke shpenzuar pa u menduar, sepse mund të mbeteni me xhepat bosh.
Shëndeti: Energjia do jetë e mirë, por mos e teproni me angazhimet.
Këshilla: Suksesi vjen kur durimi bashkohet me mençurinë.
Ujori
Gjatë kësaj dite do përballeni me disa dilema të vështira, por nëse reflektoni dhe tregoheni të kujdesshëm do arrini t’i zgjidhni. Për ju që jeni në një lidhje, Venusi do ndikojë pozitivisht dhe do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme të vogla të së kaluarës. Do ndiheni më të qetë dhe më të afërt me partnerin. Ju beqarët do realizoni disa takime interesante, por ka pak gjasa që ato të shndërrohen në diçka serioze.
Në punë do bëni mirë të veproni me gjakftohtësi dhe të lini pas inatet e vjetra me kolegët. Nëse ruani qetësinë, do arrini rezultate të mira. Në planin financiar nuk do keni asnjë shqetësim.
Shëndeti: Gjendja do jetë e qëndrueshme, por kujdesuni për pushimin mendor.
Këshilla: Lëreni të shkuarën pas dhe përqendrohuni tek ajo që vjen.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do veproni sipas ndjenjave tuaja, por duke ruajtur gjithmonë vetëkontrollin. Nuk priten momente delikate. Ju që jeni në një lidhje do shfrytëzoni çdo çast pranë partnerit dhe do përjetoni emocione të forta. Harmonia mes jush do jetë prioriteti kryesor. Ju beqarët do hezitoni të joshni persona dhe kjo do bëjë që të mbeteni ende vetëm për pak kohë.
Në punë do jetë një ditë aktive dhe e gjallë. Do e shijoni angazhimin, edhe pse lodhja mund të ndihet disi më tepër. Në planin financiar gjërat do ecin mirë falë ndihmës së disa të afërmve, pasi ju vetë nuk do tregoheni shumë të kujdesshëm me shpenzimet.
Shëndeti: Kujdesuni për energjinë fizike dhe bëni pushime të shkurtra.
Këshilla: Mos hezitoni të kërkoni ndihmë kur ju nevojitet.
ks
