Horoskopi

Horoskopi i muajit qershor: Dashi dhe Demi

DASHI
Marsi vazhdon një tranzit të rëndësishëm, pasi bashkohet me Venusin në këtë muaj shumë të veçantë. Edhe Mërkuri do të jetë sërish i favorshëm të dielën e datës 11. Është një periudhë me shumë interes për të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit, të cilët tashmë kanë shumë gjasa të afirmohen. Duhet të shfrytëzoni disa nga ditët më të favorshme për ju si data 12 dhe 13. Edhe pse mund t’ju lindë papritur një ide e mirë, duhet të ndiqni vetëm projekte realiste dhe të mos josheni nga euforia e momentit. E mira është të tregoheni paksa racionalë.

Mund të lindin disa shqetësime të vogla në familje, duke lindur edhe nevoja që të zgjidhni personalisht problemet e fëmijëve, të afërmve apo të tjerëve. Që nga muaji i kaluar Jupiteri nuk ndikon më në shenjën tuaj, por fuqia e këtij planeti ndihet. Për shumë të lindur nën shenjën e Dashit do të ketë një mundësi për të fituar diçka më shumë, ose për të zgjidhur disa çështje ekonomike të viteve të fundit. Qershori dhe korriku janë muajt më të rëndësishëm për projektet e mëdha. Do të ketë të reja edhe në aspektin sentimental këtë muaj dhe çiftet që duan të fillojnë një projekt së bashku, një aktivitet, do të jenë edhe më me fat. Jupiteri mund të ndihmojë edhe ata që synojnë të ndërrojnë shtëpi. Zemrat e vetmuara do të kenë të reja.

Prandaj vera e vitit 2023 do të jetë shumë e rëndësishme për takime romantike, madje mund të lindin emocione të veçanta. Me pak fjalë, çdo gjë lejohet kur yjet janë të favorshëm, edhe ndonjë shkelje e vogël. Ndiheni shumë më të fortë. Nëse po përpiqeni të zgjidhni një problem shëndetësor, keni pasur mundësitë më të mira për trajtime, terapi ose për mirëqenien tuaj. Sportistët e lindur nën këtë shenjë verën e viti 2023 do të kenë energji të mirë dhe me përgatitjen e duhur do të kenë rezultate në shumë sfida. Sa i përket aftësisë fizike, ata që duan të përmirësohen do të kenë rezultate.

TS Poll - Loading poll ...

DEMI
Ky muaj do të karakterizohet nga ndonjë pengesë e vogël, por asgjë serioze. E vetmja pengesë e qershorit është prania e Marsit. Ndonëse me një dëshirë të vazhdueshme për të vepruar, mund të hasni në disa pengesa ose vonesa. Këshillohet të jeni shumë të kujdesshëm në fillim të muajit, por edhe në datat 14, 15, 21 dhe 22. Kujdes nëse në familje ka mosmarrëveshje për një pronë, apo një trashëgimi. Duhet të kuptoni nëse duhet të vazhdoni apo jo një rrugë të caktuar dhe nëse duhet të nënshkruani një marrëveshje. Gjithçka varet nga ju, pavarësisht se Jupiteri vazhdon të jetë në shenjën tuaj, mos bëni asnjë hap të gabuar. Ndoshta duhet të reflektoni për situatën tuaj ekonomike, pasi duhet të menaxhoni disa shpenzime shtesë në fund të muajit. Nuk ka nevojë të eksperimentoni me fusha që nuk i njihni, sepse edhe nëse kjo periudhë ofron guxim të madh, duhet të kuptoni kufijtë tuaj. Do të vijë një mundësi e mirë për ata që nuk kanë nënshkruar kurrë një marrëveshje. Gjithçka do të jetë më e lehtë nga korriku.

Ata që kanë një lidhje dashurie të bukur dhe të konsoliduar, nuk duhet ta prishin për arsye të parëndësishme. Në fakt, qershori është një muaj debatesh që nisin pa ndonjë arsye të caktuar. Duhet të keni kujdes nga provokimet, pasi datat 7 dhe 8 mund të sjellin pakënaqësi ose trazira. Nëse nuk është sqaruar plotësisht situata me një ish, tregoni kujdes të veçantë sepse mund të përsëriten disa pavendosmëri. Nëse po kërkoni një lidhje të re, jeni të favorizuar. Sharmi, simpatia dhe një dozë shumë e këndshme butësie do t’ju bëjnë qendër të vëmendjes, por nuk do të dorëzoheni lehtë. Këto ditë do të mendoheni gjatë para se të vendosni për diçka. Nuk është një muaj i rëndë, por vetëm pak shqetësues, ose plot përgjegjësi dhe nuk keni mendime pozitive për dashurinë. Mundohuni të mos ta humbni durimin në dhjetë ditët e fundit të muajit.

Marsi dhe Venusi këshillojnë të mos ta teproni me veten në datën 18 dhe të shmangni rreziqet e kota. Është e rëndësishme të mundoheni të çlodheni, jo të merrni gjithçka si sfidë. Ka diçka që nuk shkon emocionalisht. Mund të mos ndiheni të kënaqur, mungon liria e nevojshme për të bërë zgjedhjet e duhura. Është një periudhë kalimtare, pasi shumë shpejt gjërat do të jenë shumë më mirë.