Kjo javë nis me ndikime të forta planetare, ku Urani zhvendoset në shenjën e Binjakëve deri në vitin 2032, duke sjellë ndryshime të mëdha në komunikim, teknologji dhe ekonomi. Jupiteri në Luan premton zhvillime të reja dhe mundësi të arta për karrierën.
Dashi
Takime pune dhe ndryshime të mëdha në karrierë. Mundësi për role drejtuese dhe vendime të rëndësishme.
Demi
Koha për stabilizim ekonomik dhe profesional. Mundësi të reja për të arritur qëllimet e vendosura.
Binjakët
Përfituesit kryesorë të tranzitit të Uranit. Ndryshime rrënjësore në komunikim, udhëtime dhe teknologji. Mundësi të arta në biznes dhe karrierë.
Gaforrja
Mundësi të arta në takime dhe bisedime. Favorizim në karrierë dhe stabilitet në jetën personale.
Luani
Fillim i një rrugëtimi të ri në karrierë. Stabilizim i projekteve dhe mundësi për të rregulluar marrëdhënie personale.
Virgjëresha
Ndikimi i Uranit dhe Mërkurit sjell mundësi të reja në punë dhe karrierë. Koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme.
Peshorja
Afërdita dhe Mërkuri favorizojnë komunikimin. Çështjet ligjore marrin zgjidhje pozitive. Koha për bashkëpunime dhe harmoni.
Akrepi
Mundësi për ndryshim pune dhe stabilizim ekonomik. Kujdes në komunikim, dëgjoni më shumë dhe flisni më pak.
Shigjetari
Lodhje e madhe, por me rezultate pozitive. Dokumente të rëndësishme për diasporën. Mundësi për stabilizim ekonomik.
Bricjapi
Periudhë e artë për karrierën, por kujdes me kontratat. Mundësi për ndryshime të mëdha në jetën profesionale.
Ujori
Urani në Binjak sjell ndryshime madhore deri në 2032. Mundësi të arta në ekonomi dhe familje. Stabilizim i projekteve afatgjata.
Peshqit
Ditë e rëndësishme për karrierën. Mundësi për zhvillime të reja dhe vendime të suksesshme.
