Astrologu Jorgo Pulla ka deklaruar në “Mirëmëngjes Shqipëri” se dita e sotme do të karakterizohet nga ndikimi i fortë i bashkimit të Mërkurit me Marsin, që sjell një përzierje mes logjikës dhe nxitimit. Deri në mesditë kërkohet kujdes në vendime dhe komunikim, ndërsa pasdite hapen mundësi për rregullime dhe zhvillime pozitive.
Dashi
Fokus i madh në punë dhe karrierë. Kujdes me nxitimin dhe debatet, sidomos për çështje të rëndësishme. Mos merrni vendime të nxituara. Në dashuri, lidhje të mira me Virgjëreshën dhe Akrepin.
Demi
Periudhë shumë pozitive për karrierën dhe financat. Mundësi për nisje të reja apo investime. Në dashuri kërkohet qartësi dhe zgjedhje e drejtë. Lidhje të favorshme me Gaforren.
Binjakët
Zgjidhje problemesh ekonomike dhe zhvillime në karrierë. Kujdes nga thashethemet dhe informacionet e pasakta. Në dashuri, ndikime pozitive me Luanin dhe Shigjetarin.
Gaforrja
Rikthehen mundësitë dhe shanset e humbura. Fokus te rritja ekonomike dhe stabiliteti. Në dashuri, lidhje interesante me Dashin dhe Akrepin.
Luani
Një nga shenjat më të favorizuara sot. Suksese në punë dhe vendime të rëndësishme. Koha më e mirë nga paraditja në pasdite. Në dashuri, harmoni me Dashin dhe Akrepin.
Virgjëresha
Moment i artë për karrierën dhe ndryshime të mëdha. Kujdes në komunikim dhe mos u nxitoni në dashuri. Mundësi për rikuperim marrëdhëniesh.
Peshorja
Periudhë shumë pozitive për vendime në karrierë dhe financa. Stabilitet dhe rritje. Në dashuri, lidhje të forta me Luanin dhe Ujorin.
Shigjetari
Zgjidhje çështjesh të mbartura dhe stabilizim në punë. Kujdes me financat. Në dashuri, lidhje të mira me Binjakët dhe Luanin.
Bricjapi
Planifikime për punë dhe investime, por kërkohet kujdes me financat. Mos u nxitoni për kredi apo vendime të mëdha. Në dashuri, harmoni me Gaforren dhe Demin.
Ujori
Lajme të mira dhe mundësi udhëtimesh. Kujdes nga thashethemet dhe komunikimi i tepërt. Qetësia është arma juaj më e fortë. Në dashuri, lidhje me Binjakët dhe Shigjetarin.
Peshqit
Mundësi të arta në ekonomi dhe karrierë. Një udhëtim mund të sjellë edhe njohje të rëndësishme në dashuri. Lidhje të favorshme me Bricjapin dhe Gaforren.
