Lajme

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Sipas njoftimit, takimi u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku palët diskutuan për çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë.

Poashtu për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit policor dhe ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës falënderoi ambasadorin hungarez për vizitën dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërinstitucionale mes dy vendeve.

“Drejtori i përgjithshëm falënderoi ambasadorin për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë e Policisë së Kosovës për t’u angazhuar dhe për të forcuar edhe më tutje bashkëpunimin dhe partneritetin me institucionet e shtetit hungarez”, thuhet në njoftim

Të Ngjashme