Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një vetaksident me motoçikletë që kishte ndodhur më 3 maj në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë.
Viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas aksidentit, për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar sot rreth orës 09:00 nga QKUK-ja për vdekjen e të aksidentuarit.
Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë do të dërgohet në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet.
